Dardan Molliqaj, kreu i PSD-së ka komentuar situatën në veri të Kosovës, duke thënë se jemi drejt izolimit, pa partneritet dhe pa sovranitet.
Molliqaj ka shtuar se brenda 2 ditësh kanë ndodhur 2 ngjarje, njëra me figurë dhe tjera me fjalë.
“Drejt izolimit – Pa partneritet, pa sovranitet! Brenda 2 ditësh i kemi 2 ngjarje, njëra me figurë, tjetra me fjalë. Të dyjat e thonë të njëjtën gjë: ura u përforcua.”
“Të mërkurën e pamë policinë e Kosovës duke u zmbrapsur, sigurisht jo për fajin e tyre. Sot e keni të artikuluar: Sarrazin po thotë: “…me ushtarët tanë nuk largohemi nga ura”. Tentimi i dështuar për ta hapur është betonim i urës së mbyllur. Sarrazin e tha edhe një gjë tjetër, të tjerët do të vazhdojnë me integrimet ndërkohë që ju e izoloni vetveten.”- ka shkruar Molliqaj.
Ai tutje ka thënë se shumë prej tyre kanë qenë kritik për aventurat në veri dhe si të tillë kanë pritur se ky do të jetë fati i aventurave.
“Shumë prej nesh që kemi qenë kritik për aventurat në veri, e kemi pritur se i tillë do të jetë fati i aventurave. Ku po shkojmë sot? Drejt izolimit. Pa partneritet, pa sovranitet!” – ka përfunduar Molliqaj.