10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Molliqaj: Aferat korruptive janë bërë përditshmëria në këtë qeveri, skandali s’po e pret skandalin

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka vlerësuar se pushteti i kryeministrit Kurti po zhveshët çdo ditë e më shumë nga petku moralist.

Duke komentuar arrestimet e sotme në MINT për keqpërdorim të rezervave shtetërore, Molliqaj ka thënë aferat korruptive janë bërë përditshmëria e kësaj qeverie.

Në profilin e tij në “Facebook”, Molliqaj ka shkruar se në këtë qeveri skandali nuk po e pret skandalin.

Pushteti i Kurtit po zhveshët çdo ditë e më shumë nga petku moralist. Aferat korruptive janë bërë përditshmëria e kësaj qeverie. Skandali nuk po e pret skandalin. E përgjigja e Kurtit ndaj këtij fenomeni është problem më i madh se krimi e korrupsioni ne vetvete. Qasja selektive e kryeministrit, ku korrupsioni i kryer në baza private dënohet – rasti i Besnik Mujecit, ndërsa korrupsioni prezent në instanca të larta shtetërore justifikohet dhe mbrohet – Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Berat Lahu e Rozeta Hjdari, është qasje edhe problematike dhe ideologjikisht e gabuar. E ftoj prokurorinë që të gjitha aferat korruptive t’i hetojë deri në fund”, ka shkruar Molliqaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit