Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kujtuar ish-aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Deharin në rastin e shtatë vjetorit të vdekjes.
Molliqaj tha se janë bërë shtatë vite pa u vënë drejtësia për vdekjen e Deharit, derisa shtoi se në këtë përvjetor është pranuar marrëveshja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Sot u mbushën 7 vite pa shokun tonë Astrit. U bën 7 vite pa drejtësi mbi rastin e tij. Por, ky përvjetor ka edhe diçka të re: ka filluar edhe zyrtarisht braktisja e idesë që e themelon shoqërinë politike”
Tutje, Molliqaj tha se ‘rasti tragjik i Astritit është ilustrimi më flagrant për nivelet e përbindshme ku mbërrin instrumentalizimi politik e pushtetor‘.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=873176944257143&id=100046945363871&mibextid=Nif5oz