20.8 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Moisiu shkon te Hamza – forcimi i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka pritur sot në një takim miqësor, ish-presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale në komunën e Mitrovicës, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në nivel vendi.

Tutje bëhet e ditur se Hamza e informoi Moisiun për sfidat dhe të arriturat në komunë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Hamza falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese, duke theksuar nevojën për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në funksion të përparimit dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Mitrovicës në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ish-presidenti shqiptar gjatë të dielës shkoi edhe në veri ku u prit nga Erden Atiq.

Të ngjashme

Të fundit