27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Moisiu për Kurtin: E respektoj, por disa gjëra nuk i ka në terezi

- Advertisement -

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhënien mes kryeministrit Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Moisiu u shpreh se e njeh Kurtin prej vitesh dhe e vlerëson, por theksoi se disa veprime të tij nuk janë të menduara mirë.

“Kryeministrin e Kosovës e njoh prej kohësh dhe kam respekt për atë djalë, por ai disa gjëra nuk i ka në terezi. Ja kam thënë.”

Moisiu kujtoi rolin vendimtar të ShBA-së në krijimin e shtetit të Kosovës, duke i bërë thirrje politikës kosovare që të mos bëjë veprime që bien ndesh me aleatët strategjikë.

“Sikur të bashkoheshin të gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, sërish nuk e bënim dot Kosovën po të mos ishte Amerika. Të mos bëjmë disa gjëra tani që bien ndesh.”

Ish-presidenti pranoi se edhe partnerët ndërkombëtarë mund të gabojnë, por theksoi se duhet gjetur gjithmonë mënyra për të zbutur tensionet, jo për t’i acaruar ato.

“Unë nuk mund të them se ata nuk marrin vendime të gabuara, edhe ata gabojnë se njerëz janë, por duhet të gjesh mënyrën sesi t’i trajtosh. Jo të përplasemi tani”.

Të ngjashme

Të fundit