Home Sport Mohamed Salah mbetet në Liverpool

Mohamed Salah mbetet në Liverpool

0
Mohamed Salah mbetet në Liverpool

Mohamed Salah nuk do t’i bashkohet Al-Ittihadit këtë verë, pavarësisht së skuadra e Pro Ligës Saudite bëri një ofertë të madhe për sulmuesin e Liverpoolit

Spekulimet për të ardhmen e Salah në Liverpool u bënë të nxehta momentin kur skuadra e madhe saudite u paraqit me një ofertë të majme për 31 vjeçarin.

Megjithatë, kjo çështje tashmë ka marrë fund – së paku për momentin – me Foot Mercato që raporton së egjiptiani do të qëndrojë në Premier Ligë këtë verë, pavarësisht ofertës rekord prej 215 milionë funte që është bërë për Salah nga Nuno Espirito i Al Ittihad – një ofertë që thuhet se e ka tunduar tej mase hierarkinë e Liverpoolit.

Kjo do të jetë një goditje për Pro Ligën Saudite që është në pronësi të shtetit, pasi që këtë verë ata arritën të joshin dhe transferojnë futbollistë si: Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinho dhe Roberto Firmino, të gjithë këta u larguan nga Europa për në Arabinë Saudite.

Salah do të ishte një margaritar për Al-Ittihad, që janë kampion për momentin në ligë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ata do të shikojnë për ndonjë talent tjetër në sulm, para se të mbyllet afati i tyre kalimtar më 7 shtator.

Pavarësisht ofertave të majme me para që ofruan, statusi i Salahut në Liverpool dhe suksesi që ai ka pasur gjatë këtyre viteve bën që 31 vjeçari të jetë i lumtur që qëndroi në Merseyside për momentin. Nëse skuadra e Klopp bëhet rivali më serioz për titull këtë sezon kundër Manchester City – për të cilën gjë Virgil van Dijk beson që ata munden – ai do të ishte shumë i lumtur që të largohej kryelartë nga Anglia edhe me një titull të Premier Ligës. /Express/

Exit mobile version