Luka Modriq dëshiron të qëndrojë dhe të rinovojë kontratën për edhe një vit me Real Madridin.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në maj, raporton Relevo.
Legjenda kroate vazhdon të tregojë përkushtim dhe formë të lartë edhe në moshën 39-vjeçare, duke dëshmuar se është një figurë kyçe për ekipin “Los Blancos”.