30 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Modriq flet si lojtar i Milanit

- Advertisement -

Luka Modriq ka folur si futbollist i skuadrës së Milanit, pasi të hënën ka ateruar në Itali për t’i kryer të gjitha formalitetet para prezantimit.

Modriq ka thënë se është shumë i lumtur dhe me padurim pret aventurën e tij me fanellën e ekipit nga Serie A.

39-vjeçari i është nënshtruar kontrollimeve mjekësore, përpara se ta firmos kontratën me Milanin, ekip te i cili është transferuar si lojtar i lirë pasi javë më parë i skadoi kontrata me Real Madridin.

Modriq do të firmos kontratë njëvjeçare me Milanin me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e dytë, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.

Kroati është larguar pas 13 vjetësh nga Real Madridin, ku ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubet kurse në vitin 2018 ka fituar edhe “Topin e Artë”.

Të ngjashme

Të fundit