Përzgjedhësi Zlatko Dalic e ka ftuar edhe mesfushorin Luka Modric në listën e 24 lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve muajin tjetër.
Ylli i Real Madridit ka bërë 178 paraqitje për Kroacinë, ndërsa është përzgjedhur së bashku me dyshen e Manchester Cityt Josko Gvardiol dhe Mateo Kovacic.
Dalic e ka konfirmuar se mesfushori i Real Madridit është në plane e tij për kualifikimin e mundshëm për Kupën e Botës 2026.
“Liga e Kombeve do të jetë platformë e mirë për të krijuar një skuadër që do ta kualifikojmë për Kupën e Botës 2026, në vitin tjetër”.
“Krahasuar me Evropianin e fundit, i humbëm dy veteranët Vida dhe Brozovic, por jemi të lumtur se kapiteni është ende me ne. Uka është fuqia jonë brenda dhe jashtë fushës”.
Modric u bë golashënuesi më i vjetër në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, duke shënuar ndaj Italisë në moshën 38 vite e 289 ditë.
Përndryshe lista e Kroacisë për ndeshjet e shtatorit duket kështu: