Luka Modrić nuk i ka kursyer fjalët e tij të mëdha për Kylian Mbappé, duke e lavdëruar si një futbollist që e bën lojën më të thjeshtë dhe si një person të jashtëzakonshëm.
Në një intervistë për Telefoot, mesfushori kroat i Real Madridit u shpreh i mahnitur nga ylli francez, duke pranuar se nuk kishte parë kurrë një lojtar që e bën futbollin të duket aq i lehtë sa Mbappé.
“Ai e bën gjithçka më të lehtë, ndoshta nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë!” – deklaroi Modrić.
Përveç aftësive të tij të jashtëzakonshme në fushë, 38-vjeçari theksoi edhe cilësitë njerëzore të Mbappé:
“Ajo që më ka surprizuar më shumë është personi që ai është. Është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i përulur, gjithmonë bën shaka me ne, shumë i qetë.”
Modrić gjithashtu iu përgjigj kritikëve që kanë vënë në dyshim formën e sulmuesit francez këtë sezon.
“Thonë se nuk është sezoni i tij më i mirë, dhe ai ka shënuar 30 gola…” – shtoi kroati, duke nënvizuar ndikimin e padiskutueshëm të Mbappé në fushë, pavarësisht diskutimeve për paraqitjet e tij.