Sport

Modric e ka vendosur të ardhmen

By GAZETA SCANNER 1

November 20, 2023

E ardhmja e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric, duket se nuk do të jetë në “Santiago Bernabeu”

Sipas Sport, Modric do të largohet nga Reali kur t’i skadojë kontrata në fund të sezonit.

Gjatë verës ai thuhet se refuzoi një ofertë nga një klub saudit me vlerë 120 milionë funte në sezon.

Por, pasi nuk po arrin ta kontrolloj mesfushën e “Madrilenëve”, ai pritet ta pranoj atë ofertë.

38-vjeçari nënshkroi një kontratë njëvjeçare në fund të sezonit të kaluar pasi besonte se mund të jepte ende një kontribut të rëndësishëm në nivelin elitar.

Megjithatë, mesfushori kroat ka startuar vetëm pesë nga 17 ndeshjet e Madridit në të gjitha garat këtë sezon, me Jude Bellingham që është pika e re kryesore e mesfushës dhe sulmit.

Pas 12 viteve të mbushura me trofe në Bernabeu, duket se Modric është gati të largohet nga Spanja.

Një largim në janar tashmë është përjashtuar nga drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jose Angel Sanchez.

Al-Ahli dhe Al-Ittihad janë skuadrat e interesuara për kroatin.