Luka Modric ka thënë se dëshiron të pensionohet te Real Madridi.
Mesfushori kroat i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin mbretëror, dëshiron të jetë pjesë e tyre deri në pensionim.
Modric ka komtratë me Realin deri në muajin qershor por nuk e ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të kontratës.
Modric ka kontratë me Realin deri në muajin qershor por nuk e ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të kontratës.
Do të doja të pensionohesha te Real Madrid, është ëndrra ime. Nuk ka nxitim për kontratën e re, jemi të zënë me shumë lojëra, përqendrim të plotë në fushë atëherë do të shohim. Por po, ëndrra ime është të pensionohem te Reali”, deklaroi Modric në një intervist për Telefoot.
39-vjeçari u transferua te Real Madridi në vitin 2012 dhe ishte një prej futbollistëve kryesor të skuadrës.