22 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Modric bën krahasimin mes Milanit dhe Real Madridit: Janë në të njëjtin nivel

- Advertisement -

Luka Modric ka bërë krahasime mes klubit të tij të ri, AC Milan, dhe ish-skuadrës së tij Real Madrid, duke theksuar madhështinë dhe trashëgiminë evropiane të kuqezinjve.

Në një intervistë për 24sata, mesfushori kroat shprehu admirim për mënyrën si funksionon Milani dhe e krahasoi ambientin me atë që kishte përjetuar gjatë 13 viteve të tij te Real Madridi.

“Milani në nivelin e Real Madridit? Sigurisht,” u shpreh Modric. “Që në momentin që erdha, ishte e qartë sa i madh është ky klub”.

Ai vlerësoi lart organizimin, tifozët dhe atmosferën e krijuar në klubin italian. “Gjithçka është në një nivel shumë të lartë. Kjo është një ndjesi që e përjeton vetëm në klubet e mëdha”, vazhdoi mesfushori kroat.

Modric theksoi gjithashtu historinë e lavdishme të Milanit në Evropë, duke kujtuar se me shtatë tituj të Ligës së Kampionëve, ata janë të dytët vetëm pas Real Madridit.

Transferimi i tij te Milani u finalizua pas përfundimit të fushatës së Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, ku ai e mbylli një epokë të lavdishme me 28 trofe.

Me ardhjen e tij, Milani shpreson të rikthehet në majat e futbollit italian dhe evropian nën drejtimin e trajnerit të ri, Massimiliano Allegri.

Të ngjashme

Të fundit