Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato këtë herë kanë folur mbi fatin e secilës shenjë të horoskopit për vitin 2025 dhe janë ndalur edhe tek banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”.
Në një moment gjatë intervistës kur po diskutonin për G Banin, Lei Kraja u shpreh se nëse do të kishte qenë brenda shtëpisë së BBV ajo do të kishte flirtuar me banorin.
Nëse do të isha në “Big Brother VIP” do të kisha flirtuar me G Bani më duket shumë i lezetshëm.
Pas kësaj deklarate Arbër Çepani u shpreh se:
Ti vijë fjala në vesh G Banit që jashtë në Top Albania Radio, Lei Kraja ka thënë që po të isha aty brenda do flirtoja me ty, ai del nga shtëpia, çante të gjitha kutitë e emergjencës…
Ndër të tjera Lei shtoi:
Më pëlqen që është toksik.