21.2 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Modelja “thyen rrjetin” në 60-vjetorin e lindjes, pozon nudo dhe shpall publikisht…

- Advertisement -

Aktorja dhe modelja e famshme, Elizabeth Hurley, festoi ditëlindjen e saj të 60 në një mënyrë spektakolare. Ajo ka pozuar krejtësisht nudo në natyrë, pasi shpalli publikisht romancën e saj të re me këngëtarin Billy Ray Cyrus.

Në një foto të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Hurley shihet teksa rrezaton vetëbesim dhe sensualitet, duke pozuar në një fushë me diell, e zhveshur, por gjithmonë elegante.

“Gëzuar ditëlindjen për mua!”, shkruan ajo në përshkrimin që po bën xhiron e rrjetit.

“Jam e dashuruar…”, shton Elizabeth, ndërsa përmend edhe momentet kyçe të këtij viti për të: 30 vite bashkëpunim me Estee Lauder, 20-vjetori i markës së saj të plazhit dhe një dashuri e re që duket se po lulëzon.

Billy Ray Cyrus, këngëtari country dhe ish-bashkëshorti i Tish Cyrus, nuk qëndroi pas. Ai ndau një foto intime të çiftit duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime”.

Në një vit ku Elizabeth sfidoi kohën me energjinë dhe sharmin e saj, duket se edhe dashuria ka trokitur sërish në derë. Dhe fansat nuk kanë mundur të mos reagojnë  me komplimente, habi dhe shumë zili për çiftin më të ri të showbiz-it.

Të ngjashme

Të fundit