Modelja e njohur shqiptare, Trejsi Sejdini, ka pozuar për revistën prestigjioze ‘Vogue’.
Për ‘Vogue’ të Turqisë, ajo ka rrëfyer gjithçka – detaje rreth jetës dhe karrierës së saj si modele.
Bukuroshja duket në formë të mrekullueshme dhe ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen.
“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju këtë projekt të mrekullueshëm për të cilin kam punuar muajin e kaluar”, u shpreh ajo.
Tutje, Sejdini theksoi: “Jam jashtëzakonisht mirënjohëse dhe e lumtur! Faleminderit Vogue Turkiye për këtë mundësi të mrekullueshme. Ndihem e bekuar”.
Trejsi ka kohë që është pjesë e showbizit shqiptar, si njëra nga modelet më të kërkuara dhe jo vetëm.
Ajo ka pasur bashkëpunime me brende të ndryshme edhe jashtë trojeve shqiptare.