13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Modelja shqiptare pjesë e serialit të bashkëshortit të saj, Almeda: Po mendoj…

- Advertisement -

Almeda Abazi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top”, ku ka zbuluar se ka dëshirë që në filmat e bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayışman, të përfshijë më shumë Shqipërinë.

Bukuroshja shqiptare u shpreh se në serialin e fundit të Tolgas, ajo i ka kërkuar që të përfshijë Tiranën. Madje në serial është edhe modelja e njohur, Alesia Noka.

Pjesë nga intervista:

Lei Kraja: Tolga së fundmi ka bërë një serial ku ka qenë edhe Tirana e përfshirë, së bashku me një modele shqiptare, Alesia Noka. Besoj se ka qenë ideja jote, ti e suporton me idetë tani që është edhe producent.

Almeda Abazi: Ai tashmë është producent dhe disa nga projektet e tij janë transmetuar. Ky ishte projekti i fundit, është për një platformë turke që është pothuajse në garë me “Netflix” në Turqi. Në këtë projektin e fundit, unë ju luta shumë nëse mund t’a futnim edhe Shqipërinë. Iu duk ide shumë e mirë. Thashë që mund të fusin edhe një vajzë, doja të tregoja më shumë bukurinë e femrës shqiptare

Lei Kraja: Shqipërinë do e përfshini më shumë?

Almeda Abazi: Unë po mendoj ta përfshijmë më shumë sepse feedback ka qenë shumë i mirë, pozitiv. Xhirimet kanë dalë shumë bukur, prandaj po mendoj pak më shumë, ndoshta jugun e Shqipërisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit