Oriola Marashi vijon të shkëlqejnë më pjesëmarrjen e saj në sfilata të shumta mode dhe me bindje mund të themi që ia ka dalë të shndërrohet në një ndër modelet më të suksesshme shqiptare.
Mbrëmjen e kaluar, Oriola ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një set të ri fotografish për firmën e njohur “Guess”, ku shihet të pozojë pranë këngëtarit Matteo Bocelli, i cili është djali i muzikantit të njohur italian, Andrea Bocelli.
Ndërkohë që ka ndarë me ndjekësit fotot, në të cilat duket një yll i vërtetë, modelja ka falenderuar stilistin Paul Marciano, që ka zgjedhur atë për këtë fushatë mode, duke pozuar pranë artistit italian.
Ky postim i Oriolës është komentuar mjaft pozitivisht nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë konsideruar si shembullin e një njeriu që suksesin nuk e ka arritur rastësisht.
Një koment mjaft të bukur, Oriola e ka marrë edhe nga nëna e saj, e cila shkruan: “Më e mira e botës. Me këmbëngulje, punë dhe lodhje, shkove shumë lart. Zoti e bekoftë jetën tënde.