6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Modelja shqiptare dhe futbollisti turk së shpejti prindër për herë të dytë (Foto)

- Advertisement -

Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është shtatzënë për herë të dytë.

Gati dy vite pas ardhjes në jetë të djalit, Heidi dhe bashkëshorti i saj, Merih Demiral, do të bëhen prindër sërish. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa foto dhe video, ku tregon barkun e rrumbullakosur.

“Bebi numër 2”, ka shkruar modelja krah fotove, duke mos zbuluar gjininë e bebit.

Kujtojmë se pak pasi zbuloi lajmin e shtatzënisë së parë, Heidi u martua me futbollistin e njohur turk.

Sipas mediave turke, 25-vjeçari është njohur me modelen shqitpare në Zvicër, ku edhe jetojnë prej disa kohësh.

Nga ana tjetër kujtojmë se Heidi Lushtaku përveç se është një super modele e cila prej vitesh jeton jashtë vendit ka qenë në qendër të vëmendjes për romancën që pati me boksierin e njohur shqiptar, Robin Krasniqi.

Lidhja e tyre zgjati prej disa vitesh por që përfundoi dhe secili nga ish-partnerët pa jetën e tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit