Modelja suedeze, Elsa Hosk, ndau lajmin e gëzueshëm se do të martohet me partnerin e saj prej shumë kohësh, Tom Daly.
Ajo tregoi unazën në fotografi.
“Thashë ‘Po’ në kopshtin suedez me lule në apartamentin tonë të ri në qytetin ku u takuam. Dhjetë vjet më vonë – unë dhe ti, zemër”, shkroi ajo në mbishkrim.
Foto: Instagram
Ata pozuan duke buzëqeshur, dhe ndjekës të shumtë i uruan për kapitullin e ri në jetë.
Ai i dha asaj një unazë diamanti ‘Tiffany Soleste’ nga Tiffany & Co.
Kegan Fisher, bashkëthemelues i markës Frank Darling, i tha Page Six se unaza ishte dhjetë karat.
Çmimi varion midis 350 mijë dhe 500 mijë dollarëve, ndërsa çmimi me pakicë është nga 750 mijë deri në një milion dollarë.
Çifti mirëpriti vajzën e tyre, Tuulikki Joan, në shkurt të vitit 2021.
Hosk përpiqet ta mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut, kështu që rrallë flet për familjen e saj.
Ajo filloi të punonte në modë kur ishte 14 vjeçare. Bashkëpunoi me shumë marka të famshme, përfshirë Dior, Guess, Dolce&Gabbana, etj.