Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka ndezur rrjetet sociale me disa fotografi mjaft provokuese të publikuara së fundmi në llogarinë e saj në Instagram.
E disa imazhe të fundit, Nora shfaqet duke shijuar ditët e nxehta të verës, e veshur me bikini që vënë në pah linjat e saj elegante dhe trupin e tonifikuar.
Në disa prej pozave, ajo shihet teksa pozon e shtrirë nën rrezet e diellit, ndërsa në të tjera, i jep më shumë fokus formave të saj joshëse, duke ngacmuar imagjinatën e fansave.

Interpretuesja e hitit “Dy Shokë” ka marrë komplimente të shumta për paraqitjen e saj, ndërsa fotot e saj janë pëlqyer dhe komentuar në masë nga ndjekësit dhe kolegët artistë.
Ndonëse është e angazhuar me projekte muzikore dhe mbrëmje të ndryshme verore, Nora duket se ka gjetur kohë për pak relaks dhe për të shijuar detin dhe rrezet e diellit.

Me një stil që gjithmonë tërheq vëmendje dhe me një fizikun për t’u admiruar, Nora Istrefi mbetet një nga figurat më atraktive dhe të dashura të skenës muzikore shqiptare – dhe këtë herë, edhe me një “valë” të re sensualiteti në Instagram.


