Modelja Jori Delli është shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale, ku ajo poston foto provokuese.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit foto nga pushimet luksoze në Maldive, ku shfaqet duke pozuar me bikini dhe në krahët e të dashurit të saj të shtrirë në shtrat.
Në postim nuk mungojnë as fotot nga plazhi, ku Jori shihet e shtrirë buzë detit, e veshur me bikini ngjyrë blu dhe në momente romantike me partnerin.
Ajo ka vënë në pah linjat e saj elegante, ndërsa vijon të tërheqë vëmendje me pozat e nxehta.














