-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Modelja e famshme e “djeg lojën”, shfaqet me fustan transparent

- Advertisement -

Irina Shayk tërhoqi vëmendjen në promovimin e një marke kozmetike në Milano.

Modelja 38-vjeçare u shfaq me një fustan transparent të punuar me zinxhirë të vegjël argjendi.

Me këtë ajo ka kombinuar një jelek të gjerë të zi dhe taka argjendi. Ajo vendosi grim të thjeshtë dhe pozoi me krenari për fotografët.

Në mesin e tetorit, Irina Shayk doli në pistën e sfilatës së Victoria’s Secret për herë të parë që kur mori pjesë në shfaqje në vitin 2016, kur fshehu barkun e saj të rrumbullakosur.

“Herën e fundit që kam ecur në shfaqjen e Victoria’s Secret, kam qenë pothuajse 5 muajshe shtatzënë, kështu që ja ku jam. Po kthehem,” tha modelja para shfaqjes së modës të këtij viti, e cila u zhvillua në Nju Jork pas një pushimi.

Irina është një modele ruse që mori njohje ndërkombëtare kur u shfaq si modelja e parë ruse në kopertinën e Sports Illustrated Swimsuit Issue në 2011.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit