Bëhet e ditur se ai përbëhet nga një motor turbo-dizel me katër cilindra dhe një transmision manual me pesë shpejtësi.
Gjithashtu, ai ka një sistem të lëvizjes me katër rrota, përcjell Telegrafi.
Brendësia e tij është e veshur me lëkurë të zezë.
Në kabinën e tij gjendet edhe një sistem info-argëtues me ekran me prekje. Ka edhe kondicioner për ajër të pastër dhe një çati që hapet.
Ndërsa pjesa e jashtme vishet nga një nuancë e ndezur e të kuqes.
Detaje të tjera nuk përmenden në ankand, por Mecum vlerëson se Wagon mund të shitet midis 350 mijë dhe 450 mijë dollarëve.