Modeli i Kosovës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është propozimi i profesorit Edward Joseph për një armëpushim mes Rusisë e Ukrainës.
Sipas tij një marrëveshje e ngjashme me rezolutën 12 44 të OKB-së mund t’i krijojë një armëpushim mes Kievit dhe Moskës dhe me administrim ndërkombëtar të Donbasit.
Në një intervistë për A2 CNN, ai theksoi se ky propozim do të jetë i pranueshëm për të dyja palët.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Paris ka thënë që mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë është problemi kyç në Ballkan. Ne mund ta adresojmë këtë problematikë në Ballkan në një mënyrë e cila avancon një armëpushim në Ukrainë, e cila sjell Rusinë dhe Ukrainën së bashku në një armëpushim dhe rrit presionin për Vladimir Putin për ta pranuar armëpushimin. Janë dy hapa; i pari në armëpushim ne duhet të kemi një plan presidenti Trump përmendi diçka për shkëmbim territoresh propozimi im është që ne të përdorim të njëjtin model që Rusia pranoi sa i takon Kosovës, e theksoj këtë që është rezoluta e OKB-së 1244. Me këtë model ne i japim përfitime konkrete Ukrainës nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër. Është një propozim për kompromis sa i takon territorit në rajonin e Donbasit, duke përdorur të njëjtin formulim i cili është përdorur në Kosovë pas vitit 1999 që konsiderohet se ka qenë i paqartë sa i takon sovranitetit të Kosovës sipas rezolutës 1244 dhe duke përdorur këtë model ne mund të arrijmë një armëpushim i cili do jetë i pranueshëm për Putinin dhe Zelenskyn”, tha mes tjerash ai.