1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti – Haradinaj u kërkon llogari PDK-së dhe LDK-së: Ku e keni problemin ju që po hezitoni për mocion?

- Advertisement -

Ramush Haradinaj ka kërkuar përgjigje nga dy partitë tjera opozitare në Kuvendin e Kosovës lidhur me mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një fjalim në seancën e kuvendit të enjten, kërkoi nga PDK-ja dhe LDK-ja që të përgjigjen nëse janë pro apo kundër mocionit të iniciuar nga AAK-ja.

Ai tha se “veç Kosova përfiton” nëse mocioni kundër Qeverisë Kurti kalon.

Pse ju lutna ka hezitime për mocion? Ku e keni problemin ju që po hezitoni për mocion? A është e vërtetë që kanë filluar ndëshkime dhe a është e vërtetë që kemi filluar të dobësohemi. Pse nuk po deklaroheni? Ku e keni problemin kolegë opozitarë PDK dhe LDK që po mendoni hala se kush po përfiton prej mocionit. Veç një përfitues është: Kosova dhe interesi ynë. Unë nuk shoh më detyra të zakonshme në këtë parlament derisa ju nuk deklaroheni pse nuk e keni guximin”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, ndëshkimet ndaj Kosovës tashmë kanë filluar.

“A ka dikush në këtë sallë që nuk e di se kanë fillu ndëshkimet ndaj Kosovës. Ndëshkimet si në politikë, si në ekonomi, si në siguri”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit