Rinia Demokratike e Kosovës është mobilizuar fuqishëm në mbështetje të kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.
Në një postim të bërë nga Arbnora Salihu, është bërë e ditur se tashmë është krijuar shtabi dhe ekipet e terrenit të të rinjve, të cilët ndodhen në gatishmëri të plotë për angazhimin elektoral.
“Më të mobilizuar se kurrë, shtabi dhe ekipet e terrenit në gatishmëri të plotë. Rinia Demokratike gati për Bedri Hamzën Kryeministër, fitorja është e jona!”, ka shkruar ajo.






