7.3 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

“Mobilizimi ka filluar” – Haziri tregon se a do të ketë koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Nismës

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se me të marrë lajmin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kjo parti menjëherë filloi mobilizimin.

Një javë më parë, kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Llimaj, zhvilluan një takim në një kafene në Prishtinë, një takim që Abdixhiku e quajti të shkëlqyer.

“Ishte një takim i shkëlqyer me një mik të shkëlqyer si Fatmir Limaj”, deklaroi Abdixhiku.

Kjo afërsi e Abdixhikut me Limajn u komentua si një mundësi për një koalicion parazgjedhor midis këtyre dy subjekteve politike.

Lidhur me këto akuza, Haziri tha se ende nuk ka asgjë.

“Gjithçka do të sqarohet në javët në vijim, kështu që pjesën tjetër të lajmeve do ta merrni javën tjetër”, tha Haziri.

Të ngjashme

Të fundit