18.2 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Mobilizim i madh nga mërgimtarët në Gjermani: “10 autobusë vetëm nga Shtutgarti” për protestën e 14 shtatorit para Speciales

- Advertisement -

ërveç mërgatës nga Italia, edhe shqiptarët nga Gjermania po mobilizohen fuqishëm për protestën e 14 shtatorit në Hagë kundër Gjykatës Speciale.

Në një prononcim për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, mërgimtari Ferik Hasani nga Gjermania tha se interesimi është i madh dhe se shumë bashkatdhetarë janë të gatshëm të udhëtojnë për të ngritur zërin e tyre kundër padrejtësive që, sipas tij, po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së.

Jemi duke u përgatitur me autobusë drejt Hagës. Do të marrë pjesë një mërgatë shumë e madhe. Do të mblidhemi si mërgimtarë dhe do të ngremë zërin tonë përballë një padrejtësie që po ndodh tash gati pesë vjet. Komandantët tanë që dikur ishin udhëheqës të lirisë sot po gjykohen në Hagë, ndërsa bota po hesht ndaj sakrificës së tyre. Vetëm nga Shtutgarti janë dhjetë autobusë që do të nisen, por edhe shumë të tjerë me vetura private”, u shpreh Hasani.

Të ngjashme

Të fundit