-3.9 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

Mobilizim i jashtëzakonshëm në Drenicë, Bekim Haxhiu – Kamishi merr mbështetje në garën për deputet

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 109, Bekim Haxhiu – Kamishi, mbrëmë ka takuar banorët e disa fshatrave të Skenderajt, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Haxhiu ka thënë se me afrimin e datës së zgjedhjeve, besimi dhe energjia pozitive për Bedri Hamzën është duke u rritur.

“Mbështetje dhe mobilizim i qytetarëve për fitoren e PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, z. Bedri Hamza, në Prellofc, Mikushnicë, Lubovec, Prekaz të Epërm, Prekaz të Poshtëm dhe Qubrel. Me afrimin e datës së zgjedhjeve, besimi dhe energjia pozitive për Bedri Hamzën, vizionin dhe programin e tij po rriten çdo ditë. Qytetarët po shprehin mbështetje të fuqishme për një udhëheqje të përgjegjshme, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Bashkë. Përpara. 👍”, ka shkruar Haxhiu në profilin e tij Facebook.

#PDK130
#BedriHamza1
#BekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme

Të fundit