Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka thënë ka një mobilizim të jashtëzakonshëm në Drenas për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se janë të bashkuar dhe të vendosur, për ta ndërtuar një Kosovë që ecën drejt zhvillimit.
“Në Komoran, mobilizimi dhe angazhimi për fushatën tonë “Bashkë. Përpara” po vazhdon. Qytetarët e Kosovës po kërkojnë një qeveri që punon për zhvillim. PDK është e gatshme për t’ua ofruar këtë qeveri.Bashkë. Përpara. #PDK130 #FeratShala16”.
“Po vazhdojmë takimet tona me qytetarët në Sankoc, Fushëticë të Epërme dhe Fushëticë të Ulët. Edhe në ditët e ftohta të dimrit, ngrohtësia e mbështetjes dhe besimi për ndryshim na japin forcë për të ecur përpara. Ky rrugëtim është i përbashkët, me qytetarët, për qytetarët.Të bashkuar dhe të vendosur, po ndërtojmë një Kosovë që ecën drejt zhvillimit. Bashkë. Përpara. #PDK130 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në Facebook.






