Sulmuesi Mohamed Salah pritet të nënshkruajë një kontratë të re te Liverpooli.
Pas muajve spekulime dhe deklaratave të egjiptianit se është më afër largimit, situata ka ndryshuar në ditët e fundit.
Siç raporton “The Mirror”, Salah është pranë të nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare me “Reds”. Kjo padyshim do të jetë lajmi fantastik për tifozët e Liverpoolit, që kishin frikë se do ta humbasin yllin e tyre, i cili ka realizuar 15 gola në 21 paraqitje këtë sezon.
Salah do të fitojë edhe një pagë më të madhe, mirëpo që aktualisht fokusi është trofetë me Liverpoolin, duke qenë se janë në krye të tabelës në Premierligë, si dhe Ligën e Kampionëve.
Liverpool përpos Salah po synon t’ua rinovojë kontratën edhe dyshes Virgil van Dijk e Trent Alexander-Arnold.
Ndërkohë, për Liverpoolin ndeshja që ishte paraparë të zhvillohej me Evertonin u shty shkaku i motit të keq, mirëpo rikthehen në aksion në mesjavë ndaj Gironas.