0.3 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

MKRS-ja shtyn afatin e aplikimit për vërtetimet e sponsorisimeve në sport deri më 12 dhjetor 2025

- Advertisement -

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar sot se afati për aplikim për vërtetimet e sponsorizimeve në fushën e sportit është zgjatur deri më 12 dhjetor 2025, në orën 16:00.

Vendimi është marrë nga ministri në detyrë, Hajrulla Çeku, pas rritjes së ndjeshme të kërkesave nga klubet, federatat dhe organizatat sportive

Sipas MKRS-së, shumë prej organizatave sportive nuk kanë arritur të përmbyllnin aplikimet brenda afatit të mëparshëm për shkak të nevojave të mëdha për mbështetje financiare dhe kohës së nevojshme për kompletimin e dokumentacionit të kërkuar.

Me këtë shtyrje, ministria synon të sigurojë qashtë të barabartë, transparente dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë aplikuesit, duke përmbushur njëkohësisht objektivat strategjike për mbështetjen e sportit në vend dhe krijimin e kushteve më të favorshme për organizatat që përfitojnë nga sponsorizimet.

MKRS-ja ka bërë të ditur se vendimi i plotë mund të gjendet në adresën zyrtare të ministrisë.

 

Të ngjashme

Të fundit