5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

MKRS-ja ndan çmimet në fushën e muzikës “Niketë Dardani”, për kontribut jetësor s’pati nominime

- Advertisement -

Ministri Çeku i përgëzoi laureatët dhe duke u shprehur mirënjohës për kontributin e tyre në fushën e muzikës.

Anëtari i Jurisë Profesionale Kushtrim Gashi sqaroi se në mungesë të nominimeve nga institucionet përkatëse Ministria nuk ka ndarë çmim për kontribut jetësor “Niketë Dardani”.

Gashi gjatë fjalimit hyrës së ndarjeve të çmimeve tregoi veçantitë dhe karakteristikat e veprave të secilit laureat.

Çmimi për vepër vokalo – instrumentale, i është ndarë kompozitorit njëkohësisht edhe profesorit, Mendi Mengjiqi.

Profesor Mengjiqi u shpreh falënderues duke kërkuar që veprat e laureatëve të luhen në një koncert të Filarmonisë.

“I’u përgëzoj për punën që e bëni. Do të ishte mirë që në Filarmoni të mbahej të paktën një herë një koncert ku të luheshin veprat e laureatëve”.

Ministri Çeku u përgjigj duke thënë se e vlerëson këtë sugjerim dhe se ideja e ndarjes së këtyre çmimeve vetëm do avancohet, jo vetëm në fushën e muzikës po edhe në atë të artit në përgjithësi duke i avancuar edhe metodologjinë edhe format e ndarjes së këtyre çmimeve vjetore.

Çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante iu është ndarë dy kompozitorëve Ersan Januzi dhe Dafina Zeqiri-Nushit.

Zeqiri-Nushi u shpreh se këto çmime janë stimulim për punë të mëtutjeshme dhe e sheh si përkrahje që është mirë të vazhdohet edhe më tutje.

Çmimi për vepër kamertale, i është ndarë dy kompozitorëve Kreshnik Aliçkaj dhe Valton Beqiri.

Çmimi për vepër korale me ose pa shoqërim instrumental i është ndarë kompozitores Dea Ahma, dhe çmimi për vepër solistike dhe duo i është ndarë kompozitorit Drinor Zymberi.

Juria Profesionale ishte në përbërje nga Baki Jashari, Kushtrim Gashi dhe Hajrulla Syla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit