13.7 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

“M’kish çuditë shumë…” – Ahmeti për mundësinë e koalicioneve për qeverinë

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur mbi mundësinë e krijimit të një koalicioni nga ana e Qeverisë aktuale të drejtuar nga Albin Kurti.

Në paraqitjen e tij në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova,  Ahmeti tha se, bazuar në deklaratat aktuale të liderëve politikë, nuk sheh ndonjë sinjal të qartë për krijimin e një koalicioni të ri, duke shtuar se çdo zhvillim në këtë drejtim do ta çudiste shumë.

“Nuk ka më asgjë që do të më befasonte, bazuar në atë që kam parë dhe deklaratat që po i lexoj. Unë nuk e di me kë mund të bëhet koalicioni, bazuar në deklaratat e z. Kurti. A ka ndryshuar diçka në qëndrimet e Lumir Abdixhikut, apo thjesht po merret votimi i Rashiqit si sinjal? A ka ndryshuar qëndrimi i Memli Krasniqit dhe kryesisë së PDK-së? Jo. A ka ndryshim në deklaratat e Ramush Haradinajt për votat e AAK-së? Jo. A keni dëgjuar ndonjë ndryshim nga Fatmir Limaj, përveç se situata është përkeqësuar?”.

“Mkish çuditë shumë, për shkak se më herët e kemi pasë çudinë që vinte prej Dragodanit, ata thoshin ‘s’po hymë në koalicion’, Dragodani thoshte ‘okej, kallxom edhe tash ju tregojmë’. Dhe mandej, pas dy-tri takimesh, i shihshe në koalicion”, tha Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit