Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka komentuar reagimet e opozitës për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore.
Opozita ka thënë në disa reagime se dalja për të blerë librat prindërit bashkë me fëmijët është e lodhshme dhe torturuese.
E sipas Rrustemit kjo është mjerim opozitar.
“Se në ç’mjerim opozitar jemi tregon edhe përpjekja e tyre për ta shitur si torturë daljen e prindërve me fëmijët e tyre për të blerë tekstet dhe paisjet shkollore. Imagjinoni secili personalisht se çfarë gëzimi kemi pasur ne vet si fëmijë e prindërit tanë pikërisht në këtë fazën e para 1 shtatorit kur përgatitshemi e blenim mjetet për mësim. Me këtë opozitë nuk do të jetë larg dita kur edhe të bërit fëmijë, të marrurit shtesa për fëmijë e nëna lehona, do t’i paraqesin si procese torturuese. Zot na ruaj mend e kokës. Veç me marrë tendera sipas tyre nuk është torturuese!”, ka shkruar ai.