2.7 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Mjeku nga KRU “Prishtina”: Niveli i ujit në Badovc dhe Batllavë është nën mesatare, por furnizimi mbetet i qëndrueshëm

- Advertisement -

Zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku, ka thënë se Liqeni i Badovcit është minus 6.4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa Batllava është minus 4 metra.

Megjithatë, siç theksoi ajo, kompania është në gjendje ta mbajë këtë tempo të furnizimit me ujë për qytetarët.

“Nivelin e ujit në Liqenin e Badovcit gjithmonë e kemi më poshtë se sa nivelin e ujit në liqenin e Batllavës. Në Badovc e kemi minus 6.4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Ndërkaq Batllavën e kemi minus 4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Nuk është situatë shqetësuese, mund ta mbajmë këtë tempo të furnizimit me ujë”, ka thënë Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU Prishtina.

Mjeku foli edhe për paraqitjen e manganit në ujë gjatë ditëve të fundit, duke sqaruar se kjo dukuri po trajtohet në bashkëpunim me Institutin e Kimisë.

“Kohëve të fundit kemi pasur një herë probleme me mangan, shfaqja e manganit me të cilin rast jemi duke punuar ngushtë me Institutin e Kimisë që të ketë një furnizim më të qëndrueshëm dhe pa mangan”, tha ajo.

Ajo sqaroi se furnizimi me ujë është çrregulluar në disa zona për shkak të turbullirës së lartë të ujit në kanalin e Ibrit, si pasojë e punimeve teknike.

“Në të njëjtën kohë furnizimi me ujë është çrregulluar dukshëm në qytetin e Fushë Kosovës, Drenasit, në lagjen Kalabria dhe në Obiliq për shkak të turbullirës së lartë të ujit në kanalin e Ibrit për shkak të punimeve që janë bërë në këtë kanal sepse jo çdo herë është kështu, e kemi tejkaluar me vështirësi, po ashtu e kemi kuptuar edhe shqetësimin e qytetarëve sepse të mos kesh ujë një ditë në një ndërtesë kolektive ku nuk ke as rezervuar vërtet është shqetësuese”, tha ajo.

Duke folur më tej për manganin dhe kanalin e Ibrit, Mjeku theksoi se bëhet fjalë për dukuri natyrore dhe për punime teknike rehabilituese.

“Po sepse çështja e manganit ndodh, është një dukuri himiotermike dhe ndodh kur ditët janë të ftohta apo të nxehta dhe netët e ftohta, kemi pasur rritje të nivelit të manganit në Liqenin e Badovcit, mirëpo ne menjëherë kemi ftuar Institutin e Kimisë që të merren me këto hulumtime dhe besoj që shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për çështjen e manganit. Ndërkaq për kanalin e Ibrit aty ka pasur punime, nuk është puna veç kur ka reshje që turbullohet uji por ka pasur punime teknike në rehabilitimin e kanalit Ibër Lepenc”, tha ajo.

Në fund, zëdhënësja e KRU “Prishtina” rikujtoi periudhën e vështirë të viteve 2013–2014 dhe bëri apel për shpenzim racional të ujit.

“Në rrezikun që të mbesim pa ujë e kemi përjetuar në fund të vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014, kur në atë kohë kishim rezerva të ujit vetëm edhe për një muaj sepse liqenet ishin minus 14 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Rrezikun e kemi përjetuar andaj çdo herë bëjmë apel që uji të shpenzohet racionalisht, mos të ketë kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit sepse mund të vijnë ndonjë ditë nëse ka reshje të pakta të shiut apo të borës që të mos kemi ujë në liqene”, tha ajo

Niveli i ujit në Liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës aktualisht është nën nivelin maksimal të mbushjes, por situata nuk paraqet rrezik për furnizimin me ujë, ka bërë të ditur zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një prononcim për Ekonomia Online.

Sipas saj, Liqeni i Badovcit është minus 6.4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa Batllava është minus 4 metra, megjithatë, siç theksoi ajo, kompania është në gjendje ta mbajë këtë tempo të furnizimit me ujë për qytetarët.

“Nivelin e ujit në Liqenin e Badovcit gjithmonë e kemi më poshtë se sa nivelin e ujit në liqenin e Batllavës. Në Badovc e kemi minus 6.4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Ndërkaq Batllavën e kemi minus 4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Nuk është situatë shqetësuese, mund ta mbajmë këtë tempo të furnizimit me ujë”, tha ajo.

Mjeku foli edhe për paraqitjen e manganit në ujë gjatë ditëve të fundit, duke sqaruar se kjo dukuri po trajtohet në bashkëpunim me Institutin e Kimisë.

“Kohëve të fundit kemi pasur një herë probleme me mangan, shfaqja e manganit me të cilin rast jemi duke punuar ngushtë me Institutin e Kimisë që të ketë një furnizim më të qëndrueshëm dhe pa mangan”, tha ajo.

Ajo sqaroi se furnizimi me ujë është çrregulluar në disa zona për shkak të turbullirës së lartë të ujit në kanalin e Ibrit, si pasojë e punimeve teknike.

“Në të njëjtën kohë furnizimi me ujë është çrregulluar dukshëm në qytetin e Fushë Kosovës, Drenasit, në lagjen Kalabria dhe në Obiliq për shkak të turbullirës së lartë të ujit në kanalin e Ibrit për shkak të punimeve që janë bërë në këtë kanal sepse jo çdo herë është kështu, e kemi tejkaluar me vështirësi, po ashtu e kemi kuptuar edhe shqetësimin e qytetarëve sepse të mos kesh ujë një ditë në një ndërtesë kolektive ku nuk ke as rezervuar vërtet është shqetësuese”, tha ajo.

Duke folur më tej për manganin dhe kanalin e Ibrit, Mjeku theksoi se bëhet fjalë për dukuri natyrore dhe për punime teknike rehabilituese.

“Po sepse çështja e manganit ndodh, është një dukuri himiotermike dhe ndodh kur ditët janë të ftohta apo të nxehta dhe netët e ftohta, kemi pasur rritje të nivelit të manganit në Liqenin e Badovcit, mirëpo ne menjëherë kemi ftuar Institutin e Kimisë që të merren me këto hulumtime dhe besoj që shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për çështjen e manganit. Ndërkaq për kanalin e Ibrit aty ka pasur punime, nuk është puna veç kur ka reshje që turbullohet uji por ka pasur punime teknike në rehabilitimin e kanalit Ibër Lepenc”, tha ajo.

Në fund, zëdhënësja e KRU “Prishtina” rikujtoi periudhën e vështirë të viteve 2013–2014 dhe bëri apel për shpenzim racional të ujit.

“Në rrezikun që të mbesim pa ujë e kemi përjetuar në fund të vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014, kur në atë kohë kishim rezerva të ujit vetëm edhe për një muaj sepse liqenet ishin minus 14 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Rrezikun e kemi përjetuar andaj çdo herë bëjmë apel që uji të shpenzohet racionalisht, mos të ketë kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit sepse mund të vijnë ndonjë ditë nëse ka reshje të pakta të shiut apo të borës që të mos kemi ujë në liqene”, tha ajo. /EO/

Të ngjashme

Të fundit