1.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Mjeku i Spitalit të Pejës pëson infrakt në vendin e punës, Prokuroria nis hetimet

- Advertisement -

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka vdekur në vendin e tij të punës gjatë ditës së shtunë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka bërë të ditur se dyshimet fillestare kanë të bëjnë me vdekje natyrale.

Por për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet nga kamerat e sigurisë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale.. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar Nikçi.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ku përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mjeku Reshat Emra, ka vdekur nga infrakti, gjatë orarit të tij të punës si kujdestar dite.

“Shumë net pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i mjekëve që sakrifikojnë shumëçka për t’iu shërbyer pacientëve. Në situatë të tillë ishte edhe Dr. Reshati, të cilin në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja”, thuhet në reagimin e spitalit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit