Janë gjashtë grupe njerëzish që nuk duhet të pinë birrë ose duhet ta reduktojnë konsumin e saj në nivelin më të ulët të mundshëm dhe, sipas ekspertëve, ka arsye të justifikuara për këtë.
Këto grupe përfshijnë:
- – ata që kanë diabet ose prediabet
- – personat që përpiqen të humbin peshë ose janë mbipeshë
- – ata që janë të ndjeshëm ndaj glutenit
- – personat me sindromën e zorrës së irrituar
- – personat që kanë mëlçi të sëmurë ose të dhjamosur
- – ata që kanë probleme me urthin.
Siç shpjegojnë mjekët, birra mund të përkeqësojë më tej problemet ekzistuese shëndetësore.
Pavarësisht nëse i përkisni njërit prej grupeve të përmendura të njerëzve, është e rëndësishme të konsumoni birrën me moderim, si dhe të gjitha pijet e tjera alkoolike, paralajmërojnë ekspertët./abcnews.al/