Nje 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj, gjilpërë.
Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e pacientja, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.
“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.