18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Mjekët japin ALARMIN për ju që ankoheni nga veshët e bllokuar!

- Advertisement -

Një mjek onkolog ka zbuluar se një ndjesi e zakonshme në veshë mund të jetë shenjë paralajmëruese e një forme të rrezikshme kanceri, njërit prej tumoreve me rritje më të shpejtë në botë. Tumoret malinje të kokës dhe qafës janë në rritje, sidomos te të rinjtë, ndërsa studiuesit po përpiqen të kuptojnë arsyet e këtij trendi shqetësues. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm janë thelbësorë për një prognozë sa më të mirë.

Siç raporton gazeta britanike Mirror, onkologu Dr. Jiri Kubes nga Qendra për Terapinë me Protone në Pragë thekson: “Diagnoza e hershme është thelbësore. Sa më shpejt të identifikohet kanceri i kokës dhe qafës, aq më të mëdha janë gjasat për trajtim të suksesshëm.” Sipas Dr. Kubes, kanceri i kokës dhe qafës është ndër tumoret me përhapje më të shpejtë globalisht, por fatkeqësisht ndërgjegjësimi për këtë sëmundje mbetet i ulët.

Ai thekson se veshët e bllokuar vazhdimisht, ndjesi e ngjashme me atë që përjetohet pas zhytjes në ujë, mund të sinjalizojnë një problem serioz në zonën përreth. “Dhimbja e vazhdueshme e veshit mund të jetë një tjetër shenjë paralajmëruese e pranisë së tumorit.”-shton ai. Shenja të tjera që nuk duhen injoruar përfshijnë dhimbje në mishrat e dhëmbëve, plagë në gojë që nuk shërohen, dhimbje të dhëmbëve të pashpjegueshme, njolla të bardha ose të kuqe në gojë.

“Mos e neglizhoni dhimbjen, bëni një kontroll tek mjeku i familjes, pasi mund të jetë një lezion kanceroz.”-këshillon Dr. Kubes. Një tjetër alarm është edhe dhimbja e fytit që zgjat më shumë se dy javë, apo ndryshimet e papritura në zë, përfshirë ngjirjen. “Këto janë shenja të qarta që nuk duhet të injorohen”-përfundon onkologu.

Të ngjashme

Të fundit