17.9 C
New York
Thursday, March 12, 2026

Buy now

Mjegulla në Kosovë/ Anulohen fluturimet e nisjes dhe arritjeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

- Advertisement -

Të gjitha fluturimet e planifikuara të nisen dhe të mbërrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë anuluar ose shtyer për një ditë tjetër, krejt kjo për shkak të mjegullës së madhe në vend.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, fluturimet që ishin planifikuar të arrijnë nga Stuttgarti, Zvicra, Stambolli, Munih, Oslo, Dusseldorf, Memmingen, Basel dhe Nuremberg janë anuluar të gjitha.

Ndërsa, nisjet nga ANP ‘Adem Jashari’ për vajtje në Hannover, Nuremberg, Basel – Mulhouse, Zurich, Stamboll, Basel – Mulhouse, Munich dhe Oslo disa janë anuluar e disa të tjera janë shtyer.

Të ngjashme

Të fundit