- Advertisement -
Në disa zona të vendit është shfaqur mjegull e dendur, veçanërisht në pjesët me lartësi më të ulët, duke reduktuar dukshmërinë dhe rritur rrezikun gjatë vozitjes. Policia u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të jenë më të kujdesshëm, pasi kushtet e tilla paraqesin rrezik të shtuar në komunikacion.
Për një lëvizje më të sigurt, këshillohet përdorimi i dritave të shkurtra dhe i dritave të mjegullës, nëse automjeti i posedon, si dhe shmangia e dritave të gjata, të cilat reflektohen në mjegull dhe e vështirësojnë shikimin.
Gjithashtu policia ka rekomanduar mbajtjen e distancës së duhur nga automjetet përpara, vëmendje e shtuar në rrugë dhe orientim i saktë duke qëndruar në krahun e djathtë të rrugës.






