Mjaltë dhe qepë, formula ideale
Qepa është një nga perimet më të lashta të kultivuara nga njerëzimi.
Ajo konsiderohet një thesar për shkak të vlerave fantastike kundër baktereve dhe mykut.
Analizat shkencore kanë provuar se qepa ka efekt të jashtëzakonshëm kundër mikrobeve.
Kjo sepse ajo është e pasur me flavonoidë, polifenolë, sulfur organik, saponinë dhe shumë substanca të tjera të vlefshme mjekësore.
Mjalti nga ana tjetër lufton mikrobet, falë përmbajtjes së pasur të fenolit, acideve yndyrore, lipideve, acidit askorbik, fruktozës.
Po ashtu edhe potencialit të lartë osmotik dhe pehashit të ulët.
Të dyja së bashku kanë vlera të shkëlqyera dhe zgjerojnë aftësitë mbrojtjëse të imunitetit kundër infeksioneve bakteriale.
Substancat e spikatura të qepës dhe mjaltit mund të funksionojnë mjaft mirë veçmas, por mbi të gjitha së bashku, duke shkatërruar të gjithë mikroorganizmat e dëmshëm.
Mjalti në bashkëpunim me qepën munden të tejzgjasin ose përmirësojnë funksionet e njëra-tjetrës.
Nëse do të konsumonit qepën dhe mjaltin së bashku do të përfitoni më shumë substanca anti-bakteriale të cilat janë të nevojshme për sistemin imunitar.
Nëse i konsumoni të ndara, substancat anti-bakteriale do të jenë më të pakëta në sasi dhe në fuqi.
Rezultatet e studimeve tregojnë të dhëna mjaft interesante
Lëngu i qepës në nivele të përqendruara ka një ndikim të fortë kundër rritjes së disa llojeve të mikrobeve, përfshirë mikrobin më të ndjeshëm siç është Stafilokoku.
Mjalti nga ana tjetër në nivele të përqendruara ka një ndikim të fortë kundër rritjes së të gjitha llojeve të mikrobeve, por më pak se lëngu i qepës.
Përzierja e të dy lëngjeve në sasi të barabarta por në nivele të ndryshme përqendrimi tregoi një ndikim të dukshëm në të gjitha speciet e mikrobeve të analizuara.
Rezultatet e analizave treguan se bashkimi e qepës dhe mjaltit ishte ndjeshëm më efektive dhe më e fortë kundër mikroorganizmave të dëmshëm në krahasim me punën e tyre të ndarë.
Mjaltë dhe qepë, formula ideale
Shkencëtarët përdorën qepë të freskëta të shpëlara mirë me ujë.
Më pas qepët u bënë pelte, e cila u ruajt për 24 orë. Lëngu u filtrua dhe u përzie me mjaltin në sasi të barabarta.
E gjithë masa u ruajt në frigorifer.
Sasia e përdorur në studim ishte 2 lugë gjelle çdo 8 orë.
Me konsumin e këtij lëngu u vu re një përmirësim shumë i ndjeshëm i simptomave të studiuara.