Islam Makhachev fitoi që në raundin e parë ndaj Aleksander Volkanovski në duelin interesant në MMA.
Ishte ky spektakli i vërtetë i mbrëmjes, ku në të ashtuquajturën “main event”, Makhachev bëri që “Ettihad Arena” të shpërthejë në brohoritje.
Emocionet zgjatë tre minuta. Një goditje në kokë me këmbën e majtë nga sporti çeçen, e shoqëruar me një breshëri grushtesh mbi australianin, detyroi arbitrin të ndërpriste ndeshjen dhe të zyrtarizonte triumfin e Makhachev.
Me këtë fitore, 31-vjeçari arriti në ecurinë e tretë më të mirë në historinë e divizionit të peshave të lehta, më 13 fitore radhazi.