-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

“Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur” – 15 vjet nga fjalimi historik i George W. Bush në Tiranë

- Advertisement -

Sondazhet tregonin se përkrahja i ka rënë si mos më keq. Gjatë turneut nëpër Evropë nuk ishte pritur edhe aq mirë. Por, kur erdhi në Shqipëri si presidenti i parë Amerikan që ndonjëherë vizitonte vendin e vogël ish komunist, George W. Bush, u prit nga turma e njerëzve që brohorisnin emrin e tij si të ishte një yll roku.

Ishte 10 qershori, 2007, kur shqiptarët vërshuan sheshin “Skënderbeu” për ta pritur amerikanin në Tiranë.

Ishte 10 qershori, 2007, kur shqiptarët vërshuan sheshin “Skënderbeu” për ta pritur amerikanin në Tiranë.

Atmosferën e jashtëzakonshme e mikpritëse e kishte konkretizuar me fjalë, atëherë kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cili pati deklaruar se Bush “është vizitori më i jashtëzakonshëm që Shqipëria ka pasur prejse ekziston si shtet”.

Bush ua kthej me të njëjtën monedhë.

Ai u tha shqiptarëve çfarë donin të dëgjonin. Se përkrahë anëtarësimin e tyre në NATO dhe se e dëshiron sa më parë Kosovën shtet dhe të pavarur.

Aty Bush do bënte edhe fjalimin e famshëm, i cili përfundimisht kishte bindur shqiptarët e Kosovës se puna është kryer.

“Në një pikë, herët a vonë, duhet ta thuash ‘mjaft është mjaft – Kosova është e pavarur’”, është fjalimi ikonik i Bush-it.

“Në një pikë, herët a vonë, duhet ta thuash ‘mjaft është mjaft – Kosova është e pavarur’”, është fjalimi ikonik i Bush-it.

“Në një pikë, herët a vonë, duhet ta thuash ‘mjaft është mjaft – Kosova është e pavarur’”, është fjalimi ikonik i Bush-it.

Në atë kohë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po bënte plane për pavarësinë e Kosovë, por Rusia kundërshtonte.

Para se të vinte në Shqipëri, Bush ishte në Romë dhe atje ishte pajtuar se një afat duhet patjetër të caktohet se kur përfundojnë bisedimet.

“Sa i përket një afati, duhet të ketë një patjetër. Duhet të ndodhë”.

Por, kur erdhi në Shqipëri më pas dhe u pyet për këtë afat. Atij nuk iu kujtua.

“Së pari nuk e besoj se kam folur për afate”, pohoi Bush gjatë konferencës për media me Berishën.

Më pas iu tha se në fakt kishte folur për afatin.

“Kam folur?”, pyeti Bush si i çuditur. “Çfarë saktësisht kam thënë? Kam thënë afat? Në rregull atëherë, po pra, atë që e kam thënë e kam menduar”.

As një vit më vonë nga kjo vizitë u kuptua se Bush vërtetë e kishte menduar atë që kishte thënë.

Me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë me përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa 10 qershori i vizitës së Bush-it në Tiranë, merret si gurthemeli i asaj që do pasonte me 17 shkurt një vit më vonë.

Ndërkohë, gazetari kosovar, Asllan Bajrami, që raportonte nga Shqipëria ka publikuar pamje nga ajo vizitë e Bush në Tiranë.

“Kush harron e pëson”, – këtë thënie e dimë të gjithë. Ne nuk mund të harrojmë dhe nuk mund të lëm pa e kujtuar vizitën historike të para 15 viteve të presidentit amerikan George Walker Bush në Tiranë, i cili i tha botës, “Kosova do të jetë e pavarur”.
Nderim dhe Mirënjohje për presidentin Bush.”, ka shkruar Bajrami.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3168093226745790&id=100006354301604

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit