Pas shumë vitesh angazhim në radhët e LDK-së, Mivlide Shabani është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës, të cilën e ka quajtur “shtëpinë e saj të vërtetë”.
Rikthimin e saj e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe përkushtimin e saj.
> “Pas shumë vitesh në LDK, Mivlide Shabani rikthehet në shtëpinë e vërtetë në PDK! Me besim dhe përkushtim, ajo i jep mbështetje të fuqishme kandidaturës time për Kryetar të Komunës së Lipjanit”, ka shkruar Buja.
Ky rikthim vjen në kuadër të rritjes së përkrahjes për kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan, ku PDK po synon të rikthehet në qeverisje lokale përmes një platforme që premton ndryshim dhe zhvillim të komunës.