Një takim i ftohtë u vërejt mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme në Tiranë, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.
Në një prononcim të shkurtër për media, kryeministri grek tha se do të flasë me Ramën për t’i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.
“Do të flas me kryeministrin Edi Rama dhe do të kërkoj që të lejohet betimi i Fredi Belerit”, tha Mitsotakis.