22.6 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Mitrovicë: Sekuestrohet armë zjarri pa leje, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

- Advertisement -

Një armë zjarri së bashku me dy karikatorë dhe 36 fishekë janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të një veture, të shtunën në Mitrovicë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari kishte leje për armën, por vetëm për përdorim në poligon.

Me urdhër të prokurorit është realizuar bastisje edhe në banesën e tij, ku është gjetur një karikator shtesë me 24 fishekë të të njëjtit kalibër.

Ndërkaq, pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësitë policore, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit m/k, kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 36 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Për këtë armë, i dyshuari posedon leje vetëm për përdorim në poligon. Me urdhër të prokurorit, është bastisur edhe shtëpia e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një karikator tjetër me 24 fishekë të njëjtit kalibër. Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme

Të fundit