16.6 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Mitrovicë/Policia fillon grumbullimin e provave për vjedhje të votave

Policia e Kosovës ka filluar grumbullimin e informacioneve për vjedhje të votave në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

“Policia është duke grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion”, tha Preteni për VOX Kosova.

Sipas rezultateve të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arian Tahiri i PDK-së ka dalë i pari në garën e së dielës, me një epërsi të lehtë kundrejt Faton Pecit të VV-së.

Me 100 për qind të votave të numëruara, Tahiri ka marrë 15 mijë e 368 vota apo 47.89 për qind, ndërsa Peci ka grumbulluar 15 mijë e 340 vota apo 47.8 për qind – diferencë prej 28 vota. Me këto rezultate, Tahiri dhe Peci do të përballen në balotazh.

Rezultati në Mitrovicë ishte befasues për shkak se të gjitha exit poll-et e publikuara pas mbylljes së qendrave të votimit tregonin për një fitore pa balotazh të Tahirit

Të ngjashme

Të fundit